Gjimshiti shumë pranë Avelinos, largim i sigurt i Berishës

0
117

Dy futbollistët shqiptarë më të përfolur në merkato këto ditë në Itali janë padyshim Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha. Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare nuk kanë hapësira në klubet e tyre përkatëse dhe janë duke shqyrtuar mundësitë e ndryshimit të skuadrave në ditët e fundit të transferimeve.

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, është përfolur se do të ishte përforcimi i ri i Krotones në Serinë A ose i Avelinos në Serinë B. Por raportimet e sotme nga mediat italiane flasin me siguri të plotë se skuadra e re e Gjimshitit do të jetë Avelino, çka të bën të mendosh se bisedimet me skuadrën e Serisë B janë pranë finalizimit më sukses dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

etrit-berisha1

Ndërkohë për Berishën, emrat që qarkullojnë janë ato të tre ekipeve të Serisë A, Palermo, Krotone dhe Torino. Megjithatë sipas raportimeve nga mediat e vendit fqinj, së fundmi për Etritin kanë shfaqur interes edhe skuadra nga jashtë Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here