Taulanti nderon çetat partizane me portretin e Enver Hoxhës (FOTO)

0
138

Pas parrullave për Partinë Komuniste të rikthyera në muret e fshatrave të jugut të Shqipërisë dhe portreteve të Enver Hoxhës që shfaqen gjithmonë “rastësisht” pas shpinës së kryeministrit, një tjetër dëshmi tregon se veprime që përpiqen të rehabilitojnë “veprat” e Partisë Komuniste dhe shokut Enver Hoxha.

Tani nuk mund të quhen më rastësore, në momentin kur ato shfaqen pikërisht në aktivitetet ku pjesëmarrës janë eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste.

Fotot që shihni i takojnë ditës së djeshme dhe janë marrë nga një aktivitet i zhvilluar në fshatin Polis të Librazhdit, me rastin e përvjetorit të krijimit të çetës partizane.

Ku siç shikohet vetëm pak hapa larg deputetit socialist të zonës, Taulant Balla, ngrihet kryelartë portreti i Shokut Enver, apo Taras siç e kishte një nga pseudonimet gjatë luftës. A thua Taulant Balla të mos e ketë parë portretin e Enver Hoxhës në krah të tijin?/Opinion.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here