Letra prekëse e zjarrfikësit për vogëlushen që humbi jetën nga tërmeti

0
129

Tërmeti tragjik që goditi Italinë qendrore ka lënë pas shumë viktima dhe mes tyre edhe fëmijë.

Por një letër e punonjësit të zjarrfikëses i cili ka punuar ditë natë për të shpëtuar sa më shumë njerëz nën rrënoja ka prekur mijëra persona.“Përshëndetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”.

Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që për ditë kontrolluan nën rrënojat që la pas tërmeti në Itali. Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxor e vdekur nga rrënojat po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon. “Përshëndetje vogëlushe, të dhashë një dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave. Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushuar së marri frymë, por dua që ta dish, aty lart ku je se bëmë sa kishim në dorë për të nxjerrë jashtë që atje”, i shkruan Andrea, Gulias 8­-vjecare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia u nxor gjallë pas 16 orësh nën rrënoja. “Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindur se një engjëll më shikon nga qielli dhe gjatë natës do të jesh një yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të dua shumë”, mbyll letrën e tij Andrea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here