Gafa e FSHF-së/ FIFA dënon Shqipërinë 3-0 në tavolinë

0
158

Federata Shqiptare e Futbollit merr një tjetër gjobë nga FIFA. “Qeveria” e futbollit botëror ka vendosur që Kombëtarja shqiptare të humbasë në tavolinë ndaj Luksemburgut.

Untitled-2Bëhet fjalë për takimin miqësor që Shqipëria luajti më 29 mars ndaj Luksemburgut.

Edhe pse sfida u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë, FIFA ka vendosur që ndeshja të quhet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe shkak për këtë bëhet aktivizimi i mesfushorit Ergys Kaçe.

Ky i fundit mori dy kartona të verdhë në miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë dhe nuk duhej aktivizuar përballë Luksemburgut.

Gjithashtu Komiteti i Disiplinës pranë FIFA-s ka vendosur që FSHF të gjobitet edhe me 7500 franga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here