Tiranë/ Nxirren me forcë jetimët e strehuar tek konvikti i shkollës teknologjike

0
190

14137985_538434233031514_3187824328414647463_o 14115579_538438749697729_8091749130454785309_o 14086344_538434226364848_3457268029657516_o 14068507_538434229698181_400338877846751092_o

 

U nxorën forcërisht nga objekti ku jetonin prej më shumë se 10 vjetësh jetimët dhe disa banorë të pastrehë,  ku disa dhoma të konviktit të shkollës teknologjike në Tiranë ishin bërë shtëpiza e tyre

 

Një  grup jetimësh që  prej vitesh  jetonin në  konviktin e shkollës Teknologjike në Tiranë janë  nxjerrë  dje nga banesat. Largimi nuk ka qenë  aspak i qetë dhe paqësor.  Kështu i gjeti mëngjesi i së  martës jetimët e strehuar deri më tani në konviktin e shkollës teknologjike në kryeqytet. Pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, njëmbëdhjetë  jetimët dhe familjarët e tyre që banonin te konvikti i shkollës Hoteleri-Turizëm në Tiranë, janë nxjerrë forcërisht nga objekti ku jetonin prej më  shumë  se 10 vjetësh. Në ndihmë  të policisë  bashkiake ishin edhe forcat e policisë  së  shtetit. Orenditë  shtëpiake ishin vendosur në  trotuarin përbri shkollës teknologjike. Pas këtij vendimi, banorët bllokuan qarkullimin e Rrugës së  Kavajës për disa minuta. Vetëm pas ndërhyrjes së  forcave të rendit ata u larguan nga rruga . Këta  banorë  refuzojnë  zgjidhjen e ofruar nga bashkia  e Tiranës për tu paguar qiranë. Sipas bashkisë  së  kryeqytetit këta banorë po largohen pas kërkesave të shumta të  nxënësve të shkollës profesionale hoteleri turizëm që  banojnë  në  këtë  konvikt. Nxënësit kanë  bërë  edhe disa peticione drejtuar bashkisë për largimin e tyre. Banorët e tjerë në konviktin e shkollës Teknologjike jetoni në kushte tepër të vështira. Sigurisht që  këta banorë  meritojnë  kushte më  të  mira, dhe është detyrë  e shtetit tu sigurojë  kushtet minimale.  Situata psikologjike e banorëve është  tepër e rënduar.
Por ishin forca të shumta policia që nxorën nga strehimi këta banorë. Ky është  një  rast i cili e ka të  panevojshëm të  tregohet forca e shtetit me polic. Pikërisht këtu duhej treguar ana sociale, trajtimi psikologjik i banoreve përmes punonjësve sociale në mënyrë që  këta banorë të levizin drejt një banese më të denjë, në  një  mënyrë  më  dinjitoze.

 

Banorët

Zonja Thëllëza ka 11 vjet që jeton në konviktin pranë shkollës së mesme Hoteleri – Turizëm, që kur ishte vajzë. Ajo është nënë e dy fëmijëve. Jeton në kushte ekstreme në një ambient tepër të ngushtë dhe të papërshtatshëm së bashku me fëmijët e saj. Thëllëza është rritur jetime. Dy fëmijët e saj jetojnë pa babanë pasi Thëllëza është ndarë nga bashkëshorti. Të ardhurat e tyre janë minimale. Në ambientet e këtij konvikti jetonin edhe jetimë të tjerë të cilët janë strehuar atje prej shumë vitesh. Siç banorët e këtyre ambienteve dëshmuan ata janë nxjerrë më forcë nga konvikti që në orët e para të mëngjesit. Sipas banorëve policia bashkiake i ka nxjerrë jashtë që në orët e para të mëngjesit.  Por më parë  policia bashkiake   u kishte lënë një dokument i cili tregon se këta banorë kanë zënë me forcë ambientet publike nga të cilat duhet të largohen brenda 5 ditësh. Banorët thanë se bashkia ende nuk u ka siguruar një banesë alternative. Ata nuk e dinë se ku do të flenë në mbrëmje. Nuk dinë çfarë do të ndodhë me ta. Ndërsa nga ana e saj bashkia e Tiranës soli disa përfaqësues të saj tek familjet të cilat ishin lënë në mes të rrugës ku u kërkuan emrat dhe erdhën me propozimin se do ti çojnë nëpër banesa të tjera dhe se për dy muaj du tu paguhet qeraja. Banorët e nxjerrë jashtë  bashkë dhe me 11 jetimët e kundërshtuan dhe refuzuan që tu jepnin emrat punonjësve të pashkisë duke i quajtur ata mashtrues dhe se pas dy muaj si do të shkonte halli i tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here