Programi / Senatorët italianë: PD do të bëjë 3 revolucione të mëdha

0
301
Senatorët italianë kanë shprehur sot mbështetje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe programit të tij për qeverinë e nesërme, duke theksuar se atij i duhet besuar.
basha
Deklaratat janë bërë sot gjatë një takimi që Basha zhvilloi me sipërmarrës italianë.
“Mundësi e re për sipërmarrjen dhe investimet. Qeveria jonë do të jetë qeveria me taksat më të ulta në historinë 26 vjeçare të tranzicionit: tatimi mbi të ardhurat dhe kompanitë 9 për qind, TVSH 15 për qind”- theksoi Basha gjatë takimit.
Në qendër të takimit, ka qenë vizioni dhe politikat ekonomike që do të ndërmarrë Basha pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
Në takim morën pjesë një grup prej rreth 90 investitorësh italianë, shumica prej të cilëve kanë ardhur nga Italia me interesin për t’u njohur me propozimin ekonomik të PD për të ardhmen.
 
Paolo Romani, senator, Forca Italia
“Ne jemi një parti simotra ne jemi nga e njëjta familje, nga PPE, dhe me thënë të drejtën ndjeva një zili kur po dëgjoja kryetarin Basha sepse ai u shpreh qënësisht për tri revolucione të mëdha, një; revolucion fiskal që do duhej ta bënim me fleksibilitet dhe në Itali, revolucion kundër burokracisë, dhe revolucion tek shpenzimet publike.
Këto dy ditë do të kryejmë disa takime për partneritetin italo-shqiptar. Të gjithë kërkojnë më shumë prezencë Italiane në këtë vend.
Falenderoj krytetarin Basha për këtë takim të jashtëzakonshëm, tani po ju përcjell këtë mesazh; Në 18 qershor, Shqipëria ka zgjedhjet dhe mesazhet që përcolli kryetari me duken si një shenjë e rezultatit të mire”.
 
Mario Mauro, senator grupi i Partive Popullore
“Prania jonë këtu zhvillohet brenda vëllazërisë së Partisë Popullore Europiane, domethënë, familja e partive liberale demokrate, që uron edhe për rezultatin e mirë të një projekti europian, suksesin e udhës së integrimit europian të Shqipërisë.
Këtu jemi një parti që është në opozitë, e shoqëruar nga parti që janë në opozitë në vendin e tyre, dhe të shohësh kaq shumë interes të bën të kuptosh atë besueshmëri të madhe që ka jo vetëm Partia Demokratike Shqiptare, por sidomos figura e kandidatit të kësaj partie për kryeministër të ardhshëm, Lulzim Basha. Eshtë një figurë që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin europian, që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin ndërkombëtar, pikërisht sepse është një figurë me besueshmëri të jashtëzakonshme, shumë të madhe dhe mbështetet në ide”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here