Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. Siç shihet edhe nga votimi më shumë vota kanë marrë Jetimir Halilaj dhe Besim Zogaj, të cilët janë votuar pro nga 101 deputetë.
1-Gjergj Hamiti 96 vota pro, kundër 2, abstenim 7
2-Desata Metaj 99 vota pro. kundër 9, abstenim 1
3-Joana Allushi 108 vota pro, kundër 0, abstenim 3
4-Aurela Bicja 99 vota pro, kundër 1, abstenim 6
5-Jetmir Halilaj 101 vota pro, kundër 2, abstenim 5
6-Besian Zogaj 101 vota pro. kundër 2, abstenim 5
AMA ishte që prej vitit 2019 me tri vakanca, ndërsa tri të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli. Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, maxhoranca përzgjodhi Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit.