Melania Trump përballet në gjyq me “DailyMail”

0
123

Bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump ka depozituar në gjykatë ankesa dhe padi kundrejt mediave të ndryshme me arsyen e keqinformimit dhe prishjes së imazhit.

Avokati i saj, Charles Harder tha për Politico se Trump ka depozituar padi në gjykatë kundrejt Dailymail dhe disa tabloidëve të tjerë, pasi këta të fundit kanë publikuar lajme të rreme, ku thonin se Melania Trump nuk ka pasur dokumenta e leje qëndrimi në SHBA, kur ka realizuar setin e parë fotografik dhe se më parë [në vitet ’90] ka punuar si eskortë.

“Të gjitha raportimet janë 100% false, dëmtuese të imazhit dhe reputacionit si dhe shkaktojnë dëm psikologjik. Këto lajme i kalojnë të gjitha kufinjtë e raportimeve profesionale.”, – shprehet Harder për revistën politike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here