Mavraj drejt transferimit, kërkohet nga Samdoria

0
151

Në merkaton e kësaj vere emrat e shumë futbollistëve të kombëtares shqiptare janë përmendur gjatë në lidhje me transferimet e tyre të mundshme. I fundit që ka dalë në skenën e transferimeve, edhe pse vetëm një javë ka mbetur nga mbyllja e merkatos, është Mërgim Mavraj.

mavraj

Mbrojtësi i Këlnit është vënë në shënjestër nga klubi italian i Sampdorias, i cili po kërkon një qendërmbrojtës cilësor për t’i besuar një vend titullari në skuadër gjatë sezonit të ri në Serinë A.

Në një intervistë të pak ditëve më parë për “Bild”, Mavraj u shpreh se ndihej shumë mirë te Këlni dhe me shumë mundësi do ta zgjaste kontratën e tij me klubin gjerman, por një ofertë e mirë nga Italia mund të ndryshojë gjithë situatën.

mergim mavraj

“Tuttomercatoweb.com” vë në dukje paraqitjen e mirë të Mavrajt në EURO 2016 me Shqipërinë, ku luajti tre ndeshje si titullar, e cila mund të ketë ndikuar për tërheqjen e vëmendjes së klubit të Sampdorias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here