Ligjet e Reformës/ Sot dy mbledhje, në Komision për Vettingun, në Konferencë për seancën

0
135

 

Mbledhja e djeshme e Komisionit të posaçëm për reformën u shty pasi EURALIUS dhe OPDAT nuk kishin mbyllur ende draftin me vërejtjet për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

Gëzim Saliu

 

 

Ditën  e sotme do të zhvillohen dy mbledhje të rëndësishme që do jenë përcaktuese për vijueshmërinë e 7 projektligjeve mbështetëse të paketës së ndryshimeve kushtetuese që u miratua me konsensus unanim në 22 korrik. Fillimisht në orën 10:00 të paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, ku në qendër të diskutimit do jenë tre projektligjet nga paketa me shtatë ligjet organike. Ndërkohë pasdite rreth orës 18:00 do të mblidhet sipas kërkesës së kryeparlamentarit Meta, Konferenca e Kryetarëve, ku pritet vendosja e një kalendari për sesion parlamentar të jashtëzakonshëm për hedhjen në votë të këtyre projekt-ligjeve organike.

 

komisioni-posacem-ad-hoc-reforma-ne-drejtesi

Mbledhjet

 

Mbledhja e Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi ishte e parashikuar të zhvillohej që ditën e djeshme. Por burime nga mazhoranca dhe opozita pohuan se arsyeja e shtyrjes së saj për ditën e sotme ishte fakti se anëtarët e komisionit ende  nuk kanë marrë në duar draftin me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkaq në mbledhjen e ditës së sotme, në rendin e ditës është diskutimi i tre projekt-ligjeve të cilët do të mundësojnë edhe nisjen e procesit të implementimit të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në seancën plenare të 21 korrikut. Konkretisht në axhendë janë projektligji për Vettingun, ai për strukturën antikorrupsion dhe drafti për organet e pushtetit gjyqësor. Nga ana e tij misioni i Euraliusit u nisi anëtareve te komisionit ditë më parë 4 parimet e procesit te vetingut që janë; e para qe nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual, e dyta qe procesi i ri-vlerësimit do te përdore  informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI; e treta qe roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet dhe e fundit qe bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive. Por opozita e ka bere te qarte edhe nëpërmjet një dokumenti me 55 faqe se projekt-ligji i vetingut ne ketë forme është i papranueshëm. Juristet e PD kane punuar dhe i kane bere gati tashme amendamentet për projekt-ligjin e vetingut bazuar edhe mbi dokumentin e hartuar me herët nga opozita, ku janë theksuar kundërshtitë e saj, që prekin rolin e Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e Vettingut, si dhe kompetencat aktive dhe përcaktuese që i jepen në këtë proces Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, të dy këto institucione të varur nga ekzekutivi. Në varësi të zhvillimit të këtij diskutimi në komisionin e reformës, pritet edhe shqyrtimi i dy projektligjeve të tjera, atij për Strukturën e posaçme antikorrupsion, ose siç njihet ndryshe SPAK, dhe drafti për organizimin e pushtetit gjyqësor. Ky i fundit është përfshirë në një ngërç pasi ka bllokuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, short që pritet të hidhet nga Presidenti vetëm pas miratimit të projektligjit në Parlament. Ndërkohë që pas mbledhjes së Komisionit, pasditen e sotme do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë datën kur do të thirret seanca e parë e sesionit të ri brenda gushtit për ti hapur rrugë votimit të tri projektligjeve.

 

 

Reforma në drejtësi kushton 40 milionë USD në vit

Pas miratimit me konsensus unanim të reformës në drejtësi, në Ministrinë e Financave kanë nisur përllogaritjet e para se cila do të jetë fatura e saj për buxhetin. Burime zyrtare bën të ditur dje për “TCH” se llogaritë e para të ekspertëve dalin në përfundimin se zbatimi i reformës mund të ketë një faturë deri në 4 miliardë lekë në vit.  Këto janë para që do të shkojnë për ngritjen e institucioneve të reja, por edhe rritjen e ndjeshme të pagave që do të përfitojnë punonjësit e sistemit të drejtësisë.  Aktualisht një nga hallkat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ai i gjyqësorit, funksionon me buxhet të pavarur, njësoj si modeli i universiteteve. Gjykatat arkëtojnë të ardhura nga tarifat e gjyqeve dhe veç tyre marrin edhe një transfertë të përvitshme nga buxheti i shtetit. Ndërkohë me reformën e re shifrat do jenë të mëdha dhe qeveria shpreson të marrë një grant prej 30 milionë euro nga Bashkimi Europian për të përballuar një pjesë të faturës, të paktën në vitin e parë. Ndërkohë që një tjetër variant, i cili po diskutohet për të amortizuar koston e reformës është edhe rritja e disa tarifave që qytetarët paguajnë për shërbimet gjyqësore.
 

dy-drejtor-euml-t-euml-ramadan-muj-euml-s-nes-euml-r-n-euml-gjyq_hd

 

Ekspertët e ekonomisë komentojnë pagat dhe pensionet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

Pagat e larta për gjykatësit dhe prokurorët që do të dalin nga reformimi i sistemit të drejtësisë, shihen si dinjitoze nga ekspertët e ekonomisë. Edhe pse ata pranojnë se nuk ka një lidhje shkak – pasojë, niveli i pagës me luftën kundër korrupsionit, argumentojnë se përzgjedhja e tyre dhe integriteti personal, duhet të nënkuptojë edhe një shpërblim për të bërë një jetë të denjë dhe pa probleme ekonomike. Drejtori i qendrës për kërkime ekonomike, Zef Preçin tha për “VP” se vlera që do t’i sjellë ekonomisë sistemi i ri, do të jetë më e madhe se shpenzimet që do të paguajë buxheti për ta. Zgjidhja në mënyrë të shpejtë e çështjeve të pronësisë apo sekuestrimi i pasurive të krimit të organizuar, janë një dobi më e madhe për qytetarët shqiptarë. Por kjo do të jetë e dhimbshme për vitet e para. Ekspertët theksojnë se buxheti duhet të heqë shpenzimet për investime në rrugë, arsim apo shëndetësi që të gjejë këto para, ose përndryshe duhet të rritë taksat. “Përmbysja e sistemit të hierarkisë në paga, nuk po ndodh për herë të parë në Shqipëri”, theksuan më tej ekspertët. Pagën më të lartë se Presidenti i Republikës e ka edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, apo drejtuesit e korporatave shtetërore, por kjo do të kërkojë edhe një rregullim në ligjin e buxhetit. Sa i përket pensioneve të larta, ekonomistët bien dakord që të jenë në nivel të përafërt me rrogën e tyre.

 

edi-1

 

Pas pushimeve, Rama nis punën. Takim me disa ministra në Kryeministri

 

Pasi mbylli pushimet në bregdetin e Jonit, Kryeministri, Edi Rama ju rikthye dje zyrtarisht punës. Ai mblodhi gjatë paradites së djeshme disa nga Ministrat e kabinetit qeveritar në Kryeministri. Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro. Mësohet se mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë. Ministrave të kabinetit iu la kohë pushimi që prej datës 5 gusht dhe pritet që këtë të mërkurë i gjithë kabineti, përveç Ministrave që janë në vizita zyrtare, të jetë i pranishëm në mbledhjen e Qeverisë. Ndërkohë po ditën e djeshme  kryeministri Rama u takua edhe me kreun e PDIU, Shpetim Idrizi. Gjatë takimit me Idrizin u diskutua mbi vijimësine e koalicionit dhe kërkesën e ripërsëritur të PDIU-së për një post ministror.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here