613 kg kokainë/ Berisha: Ja kush ia çjerri maskën klanit Rama

0
143

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje në lidhje me operacionin në portin e Durrësit e më pas në një magazinë private, ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë ia çjerr maskën klanit Rama, i cili tha se s’ka patur bashkëpunim me ndërkombëtarët për kapjen e 613 kg kokainë!

Postimi i ish-Kryeministrit

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë ia çjerr maskën klanit Rama, i cili tha se s’ka patur bashkëpunim me ndërkombëtarët për kapjen e 613 kg kokainë!

Të dashur miq, përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane, këtu gjeni fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë, Louis Carlos Villegas. Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA Kevin Withaker por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump, Rick Waddell.

Ai thote se: “ Në operacionin e fundit të zhvilluar nga Policia Kombëtare Kolumbiane në bashkëpunim me partnerët për kapjen e 613 kilogramë kokainë të nisur nga Kolumbia me destinacion Portin e Durrësit në Shqipëri. Policia Kombëtare Kolumbiane ka raportuar se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare, u kapën 613 kilogramë kokainë, në pronësi të organizatës kriminale ‘Clan del Golfo” në portin e Durrësit, Republika e Shqipërisë, aksion i bërë në 28 shkurt”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here