Të shtëna me armë në Elbasan. Sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit, ja si ndodhi…

0
92

Një incident që mund të rezultonte me pasoja të rënda është parandaluar nga ana e policisë së Elbasanit, ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar.

Ky i fundit është konfliktuar me menaxherin e një lokali në zonën pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani.

Ja njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta  midis menaxherit të një lokali  dhe klientit,  ku është  përdorur  edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal  ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë  të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një armë e zjarri pistolet,  si dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here