Tragjedi në Martanesh/ Masivi shkëmbor i merr jetën dy minatorëve

0
139

miniere Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në minierën e Fushë Lopës, në Martanesh. Raportohet se dy minatorë kanë humbur jetën teksa punonin brenda në galeri. Grupi i punës prej 7 minatorësh ndodhej në frontin e punës, në një galeri rreth 200 metra në thellësi të tokës, kur u shkëput një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë dy minatorët, të cilët gjatën vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktimat janë një 30 vjeçar i identifikuar si Denaid Barçi dhe një 53 vjeçar i identifikuar si Xhemal Sela, nga Komsia e Matit. Në ‘galerinë e vdekjes’, u punua për disa orë me qëllim që të nxirren që nga gërmadhat, trupat e dy minatorëve. Kolegët që nxorrën minatorët thane se mundësitë për shpëtim ishin të pakta, pasi viktimat qendruan mbi 3 orë të mbuluar me dhe e gurë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke nisur menjëherë puna për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes. Po ashtu mësohet se drejt Minierës së Fushë-Lopës janë nisur dhe një grup inspektorësh nga Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave për të kryer veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency