E harron vajzën e vogël në makinë, vdes nga i nxehti, ja çfarë bën babai për ta ngjallur

0
143

Në Dallas të Shteteve të Bashkuara, një prind ka dashur ta ngjallë vajzën që i kishte vdekur në veturën e nxehtë, duke e ftohur në frigorifer.

Michael Thedford i ka sjellë tre fëmijët e tij nga kopshti, i ka futur në shtëpi dhe e ka zënë gjumi.

Por, 33-vjeçari ka harruar se ka lënë në veturë edhe një gjashtëmuajshe.

Pasi është zgjuar, ai i ka parë tre fëmijët, por jo vajzën e vogël.

Pasi e ka gjetur pa shenja jete, ai e ka marrë dhe e ka futur në ftohës, ndërsa ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe gruan e tij.

Mirëpo, fëmija që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në veturën nën diell përcëllues, ndërsa temperatura shënonte 32 gradë Celsius, nuk është ngjallur.

Për këtë arsye, Thedford do të dalë para drejtësisë, nën akuzën për vrasje pa paramendim dhe neglizhencë të fëmijës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here