Nis presidenca gjermane e BE/ Ilir Meta: Shqipëria të zbatojë kushtet

0
4

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi sot nisi presidenca gjermane e Bashkimit Europian. Në një postim ne Facebook, Meta shkruan se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura.

Postimi i plotë

“Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi!

Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here