VIDEO/ 61-vjeçarja kapet duke luajtur në kazino, burri i pret dorën me hanxhar

0
175

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kazino në Costa Rica, ku një 61-vjeçare është masakruar nga partneri i saj. Pamjet që u siguruan nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur gruaja futet dhe fillon të luaj në një nga makinat e fatit dhe vetëm pak minuta më vonë shfaqet edhe burri me një hanxhar duke i prerë dorën e djathtë. Ai më pas e ka qëlluar edhe tek dora tjetër por duke e lënduar më pak. Pas goditjes ai është larguar me vrap ndërsa gruaja është shtruar në spital dhe mjekët shprehen se po përpiqen t’i shpëtojnë dorën e majtë pasi të djathtën e ka humbur. Ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të sulmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here