Skena horrori në Suedi, tifozi 17-vjeçar sulmon portierin (Video)

0
170

Për vendin ku ka ndodhur është konsideruar e pakonceptueshme, e turpshme, shokuese. Futbolli suedez është gdhirë sot i tronditur pas incidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të hënës. Ndeshja e vlefshme për kampionatin Allsvenskan të Suedisë, mes dy ekipeve rivale Joenkoepings Soedra që mban vendin e 10-të në klasifikim dhe Oestersunds FK në vend të 9-të, u ndërpre në minutin e fundit, vetëm pak sekonda para përfundimit të kohës së rregullt, për shkak se një tifoz që depërtoi në fushë ka sulmuar duke goditur dhe dëmtuar njërin prej futbollistëve. Deri në atë moment, ndeshja ishte e barabartë në shifrat 1-1. Ishte portieri i skuadrës së Ostersunds, Aly Keita, që u dhunua nga një tifoz i maskuar, i cili më vonë rezultoi të ishte një djalosh 17-vjeçar.

Pamjet filmike tregojnë se si tifozi, vrapoi mbi fushë, pasi depërtoi nga pas portës, duke iu drejtuar me një sulm të menjëhershëm portierit të skuadrës së Ostersunds. Portieri Aly Keita konstatoi se tifozi po shkonte në drejtim të tij, por pavarësisht tentativave të tij, portieri nuk mundi të evitojë goditjen dhe dhunën e ushtruar nga 17-vjeçari i maskuar. Në mënyrë të menjëhershme stafi i sigurisë ka izoluar tifozin, i cili më pas u shoqërua jashtë fushës. Sipas raportimeve, mësohet se adoleshenti është arrestuar.

Pas episodit, portieri i dhunuar, Aly Keita u intervistua nga gazetarët, për të cilët deklaroi: “Jam akoma i shokuar dhe i nevrikosur. Është e turpshme dhe e paimagjinueshme se si diçka e tillë mund të ndodhë”.  Ndërkohë, komandanti i policisë së Jonkoping, Peter Nordengard deklaroi se dhunuesi kërcënoi duke pretenduar se në stadium ishte instaluar një bombë. “Ai ndodhet nën arrest. Kemi informuar prokurorinë mbi arrestimin dhe seancat e pyetjeve dhe hetimit do të drejtohen prej tij, në lidhje me shkeljet e ligjit nga ana e 17-vjeçarit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here