Tepelenë/ Aksidentohet furgoni me turistë, plagosen 6 persona

0
149

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës ku furgon me turistë është përplasur me kodrën anës rrugës.

Shkak dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit. Burime nga policia bëjnë me dije se brenda furgonit ndodheshin 20 turistë nga ishujt Karaibe.

Raportohet se 6 turistë janë plagosur, por ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar shoferin e furgonit, Arben Lame, 46 vjeç, nga Fieri.

Lame humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë doli nga rruga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here