Misteri i vdekjes së shqiptarit në Greqi,Nishani thërret Llallën dhe Manjanin

0
141

Për ngjarjen ku humbi jetën në Greqi shqiptari Pëllumb Marnikolli, është vënë në lëvizje dhe institucioni i Presidentit të Republikës, i cili pritet të thërrasë në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë për t’u informuar rreth hapave të ndërmarrë dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Bëhet e ditur se një përfaqësues i Kabinetit të Presidentit ka kontaktuar dhe takuar familjarët e të ndjerit, ku pasi i ka shprehur ngushëllimet, është informuar prej tyre mbi ngjarjen duke i kërkuar dhe zbardhjen e saj.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Presidencës ka shprehur angazhimin për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështjeje pranë autoriteteve përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here