Saturday, June 15, 2024
Home Aktualitet Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë i 8-fishon pagën vetes, abuzon...

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë i 8-fishon pagën vetes, abuzon me projektet( FOTO)

0
85

Kryetarja Ines Muçostepa, rezulton e dypunësuar pas investigimit të bërë nga emisioni BOOM, edhe pse ligji për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në nenin 32 të tij përcakton se kryetari është funksionar me kohë të plotë. Kryetarja gjithashtu ka sjellë edhe disa vendimmarrje abuzive duke e 8-fishuar rrogën e saj. Gjithashtu mosfunksionimi i organeve drejtuese, si kryesia dhe asambleja e përgjithshme, në këto 4 vite, ka bërë që të mos miratohet programi dhe buxheti, të mos përmbushet detyrimi ligjor i miratimit te pasqyrave financiare te 4 viteve ushtrimore, të mos miratohet raporti vjetor i veprimtarive në përgjithësi si dhe të mos përcaktohet masa e kuotave vjetore të dhomave dhe mënyra e vjeljes së tyre. Për anëtarët e kryesisë dhe asamblesë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit dhe mosfunksionimin e unionit, bie mbi kryetaren Muçostepa.

Për anëtarët e kryesisë dhe asamblesë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit dhe mosfunksionimin e unionit, bie mbi kryetaren Muçostepa.

Edhe projektet e fituara nga bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, nuk janë miratuar në organet vendimmarrëse.

Qëllimi i projekteve në vetvete është përfitimi i bizneseve, por në këtë rast bizneset jo vetëm që nuk janë përfituese, por nuk kanë asnjë informacion në lidhje me projektet.

/Ora News.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here