Budina:Më të egër u treguan Rojet Private,marrëveshja me opozitën, kontratë popullore

0
107

Regjisori dhe aktivisti i Mbrojtjes së Teatrit, Robert Budina, teksa ka komentuar përplasjen e ndodhur dje në sheshin e Teatrit Kombëtar  u shpreh i vendosur për qëndresën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Budina theksoi rëndësinë e marveshjes me opozitën dhe e cilësoi atë të të gjithë popullit.

Kontrata ka rëndësinë e vetë, normalisht dhe ne e shohim këtë gjë me prioritet. Në 1 vit e gjysmë në protestë mbështetja e PD është rritur e pikërisht për këtë ne kemi shkuar më tej në kërkesat tona në një bashkëpunim kështu më të frytshëm. Konkretisht kërkimin e një kontrate të tillë. Vërtetë ajo është një kontratë e nënshkruar me pjesëtarët e Aleancës por në koncept ajo është e nënshkruar me të gjithë popullin.”

Poashtu Budina ka komentuar dhe prezencën e shtuar të policisë.

Policia është shtuar vetëm dje dhe kjo ka qenë për një arsyje të thjeshtë. Si fillim erdhën disa punëtor të TK për të tërhequr placket dhe ne u kemi kërkuar urdhër dhe ata nuk e kishin. E pikërisht pas kësaj policia ka ardhur në mbështetje të punonjësve të cilët kishin qëllim zbrazjen e Teatrti Kombëtar. Kjo ishte arsyeja pse ditën e djeshme kishte polici të shtuar.

Unë dua të them që më të dhunshëm u tregua policia private se sa Policia e Shtetit. Policia i ka ndaluar veprimet e saj në mënyrë të menjëhershme kur është paraqitur Lulzim Basha e pas kësaj policia ka bllokuar të gjitha hyrjet e Teatrti Kombëtarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here