Çiklisti kosovar aksidentohet në Rio, ambulanca vonohet 40 minuta

0
148

Çiklisti Qëndrim Guri është aksidentuar me biçikletën e tij në Rio.

Mediat ndërkombëtare raportuan se 22­vjeçari është goditur nga një automjet teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil, ndërsa raportohet se Guri është dërguar menjëherë në emergjencë.

Pas aksidentit ai u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sipas “Daily Mail”, çiklisti Olimpik i Kosovës qëndroi i shtrirë në rrugë për rreth 40 minuta në pritje të ambulancës.

Ndërsa gazeta braziliane “Santa Cruz News” thotë se Komiteti Olimpik nuk pranoi të komentonte këtë incident. Çiklisti nga Kosova e mbylli garën e tij më 6 gusht, por shfrytëzoi një tjetër mundësi për të marrë pjesë në këto lojëra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here