Plisat kanë zgjedhur Shqipërinë mbi Kosovën, Albert Kastratit: Ne nuk jemi tifozë të sukseseve…

0
146

Përçarja e kombëtares së madhe ka ndikuar së tepërmi te tifozët, të cilët nuk e kanë dëshiruar diçka të tillë. Reagimet vijnë nga tifo-grupet më të zjarrta të Shqipërisë, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve. Ndërsa kryetari i grupimit “Plisat”, të cilët janë tifozët e ekipit Prishtina në Kosovë dhe që nuk kanë munguar në ndeshjet e kombëtares kudo ku ajo ka luajtur, ai reagon duke thenë se Shqipëria njeh vetëm një kombëtare. Ndër të tjera ai flet në intervistën ekskluzive të dhënë për “newsport.al”, ku flet me detaje për organizimin për të ardhmen dhe çdo gjë që lidhet me Shqipërinë.

-Keni reaguar ashpër kundër largimit të lojtarëve kosovar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Pse?

Nuk kemi reaguar ashpër, ne veçse i kemi bërë të qarta qëndrimet tona të cilat janë konsinstente. Është drejtësi dhe korrektësi ajo që bëmë ne, jo ashpërsi.

-Cili do të jetë qëndrimi i Plisave për këtë çështje?

Janë shumë të qarta qëndrimet tona. Kanë qenë të njëjta edhe në kohë të vështira nën pushtimin serb. Kosova është shqiptare. Ne nuk jemi tifoz të sukseseve, ne jemi tifoz besnik’, të cilët përgjatë kësaj periudhe sakrifikuan shumëçka, shumë më tepër se sa të tjerët mund ta imagjinojnë, për t’i qëndruar prapa asaj që është e jona. Sa herë të dëgjoni për Shqipërinë, do të dëgjoni edhe për Plisat, sepse sa herë që dëgjoni për Plisin, flitet për shqiptarin.

-Do ta mbështesni ndonjë ditë kombëtaren e Kosovës?

Nuk do ta japim një përgjigje që ndryshon nga qëndrimet tona tashmë të ditura.

-Pse grupet e tjera të Kosovës janë përkrah Kosovës ndërsa deri dje ishin me Shqipërinë?

Së pari nuk është punë e jona që të merremi me tifo-grupet e tjera. Sidoqoftë edhe kjo nuk është e vërtetë. Qëndrimet i kanë ndryshuar vetëm ato grupe dhe ata njerëz që janë labil.

-Për cilën skuadër do të bëjnë tifo në Prishtinë apo dhe në të gjithë Kosovën nëse një ditë do të luajnë kundër Shqipërisë?

E kemi një porosi për juve mediat. Keni përgjegjësi pak më të madhe se sa t’i mbushni gazetat tuaja. Kjo pyetje është tendencioze dhe nuk besoj se duhet t’i përgjigjemi. Po na bëni pyetje të ndryshme të cilat dalin tek i njëjti përfundim.

A do të jeni të pranishëm në Shkodër për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni?

Normalisht që po. Ne e kemi përkrahur Shqipërinë edhe me sakrifica të mëdha, kur na është dashur të udhëtonim nga 17-18 ore, nëpër rrugë të vështira. Tashmë është shumë e thjeshtë. Ne jemi përkrah kombëtares edhe nëpër ndeshjet e saj nëpër Evrope e lëre më në shtëpi.

-Ekziston mundësia që të luhet pa tifozë maqedonas në Shkodër dhe pa tifozë shqiptarë në Shkup. Mendon se është zgjidhja e duhur?

Normalisht që jo. Futbolli nuk ka kuptim pa tifozë. Veçse duhet të kemi kujdes me maqedonët, ata janë të pabesë. Ata mund të vijnë këtu me tifozë e pastaj t’i bëjnë dredhitë që ne të mos mund të udhëtojmë atje. Megjithatë të kotë e kanë, edhe kur të jemi “mysafir” do të jemi vendas, sepse atje janë shqiptarët e trojeve tona.

-Ka gjasa për incidente?

Më duket se nuk e keni të qartë se si popujt e tjerë të Ballkanit i urrejnë shqiptarët. Kanë urrejtje të sëmurë.A duhet të ndodhë edhe një rast sikurse ai në Serbi që ta kuptoni?

A do të qëndroni sërish me Tirona Fanatics dhe Shvercerat apo?

Ne i kemi siguruar biletat për grupin tonë. Tani ndeshja po luhet në një stadium të ri e ne duhet të kujdesemi që të pozicionohemi sa më mirë përkrah Kombëtares.

-Cili është mesazhi që Plisat japin për të gjithë Shqiptarët?

Qëndroni bashkë! Rrethanat, qoftë politike, qoftë sociale mund të ndryshojnë, por jo qëndrimet tona. Ne konsiderojmë se e vetmja ombrellë e cila i përfshin të gjithë shqiptarët është Kombëtarja Kuq e Zi. Mos harroni, shqiptarët në Luginë, ata në Maqedoni si dhe disa pjesë të Kosovës jetojnë në rrethana tërësisht të ndryshme nga ne në Prishtinë e ju në Tiranë. Nuk mund të lejojmë veten që t’i lëmë ata në gjysmë të rrugës. Po ashtu, një mesazh për Federatën Shqiptare të Futbollit. Deri tashmë keni bërë mjaftueshëm për t’iu krijuar hapësire futbollistëve nga trojet e tjera shqiptare, tashmë është koha që t’i jepni hapësirë shqiptarëve nga jashtë Shqipërisë edhe në administratë të Federatës. Po ashtu, FSHF dhe FFK duhet që të fillojnë punën për një Ligë të Përbashkët.

vbertite-640x380 alberti_4620 tigri-i-plisave-flet-p-euml-r-bomba-ja-si-do-t-i-presim-malazez-euml-t_hd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here