Materialet e vjedhura nga email-et: Fitorja e Clinton e vendosur

0
170

Një haker, i cili pretendon se është autori i dy piraterive, në strukturat e Partisë Demokrate amerikane, publikoi adresat email-ve, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale të rreth 200 ligjvënësve të Kongresit amerikan.

Hakeri, i cili e quan veten Guccifer 2.0, publikoi një dokument me kontaktet e 194 personave anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Kongresit, si dhe një listë me fjalëkalime në faqen e tij, WordPress.

Ai shkruante se zgjedhjet presidenciale amerikane po kthehen në një farsë, dhe përmendte një piraterim të mëparshëm në strukturat e Komitetit Demokratik Kombëtar, i cili tregoi se disa ligjvënës mund të kenë qenë mbajtur anën e Hillary Clinton në zgjedhjet paraprake.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë se “çdo gjë është duke u vendosur në prapaskenë”. Publikimi i kontakteve personale konsiderohet si relativisht i padëmshëm, por ligjvënësit janë të shqetësuar se një pirateri e tillë nënkupton se një haker mund të hyjë edhe në email-et e tyre personale.

hakimi-933x445

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here