E trishtë! 16 gra u vranë nga partnerët 9 muaj të fundit në Shqipëri

0
127

Shqipëria e mbylli vitin 2020, e tronditur nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në kryeqytet, kur një burrë i mori jetën dy motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi më 31 dhjetor.

Megjithatë, viti pasues e gjeti Shqipërinë me shifra shqetësuese për femicidet, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në vend.

Në 9 muajt e fundit, 16 gra dhe vajza humbën jetën brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, të vrara nga bashkëshortët, partnerët apo familjarët e tyre.

Sipas të dhënave të policisë, kriminelët përdorën kryesisht armë zjarri, si dhe armë të ftohta si thikat.

Dymbëdhjetë gratë, viktima të krimit brenda familjes jetonin në Shqipëri. Katër prej shqiptareve, që iu mor jeta nga bashkëshortët jetonin në shtete si Greqia, Italia, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë shkaqet e vrasjes së tyre duket se përbëjnë një ‘epidemi’ shqiptare, siç mësohet nga rrëfimet e autorëve para prokurorit: Xhelozia, problemet ekonomike dhe mos pranimi i divorcit nga ana e burrave.

Pak ditë më parë, në mbëmjen e 11 shtatorit, një tjetër rast u regjistrua në Zhupan të Fierit, kur 23-vjeçarja Sabrina Benga u vra nga ish-bashkëshorti i saj në shtëpinë e prindërve.

Duke marrë shkas nga ky rast, aktivistët e të drejtave të grave kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e sotme përpara Ministrisë së Brendshme, për të sensibilizuar autoritetet të parandalojnë vrasjet ndaj grave, si dhe të dënojnë maksimalisht autorët.

Gratë dhe vajzat që janë vrarë:

Sabrina Benga
Menturie Bici
Klarita Ismalaja
Diana Vukaj
Zhaneta Metani
Kristina Bardhi
Liljana Buzo
Dorina Alla – Itali
Fëllënza Shirja
Irvana Hyka
Luljeta Heshta – Itali
Sanije Bandulla
Anisa Shehu – Greqi
Joana Peça – SHBA
Violeta Gurraj
Nafize Markja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here