Olimpiada e Rios/ 4 muajshe shtatzënë, dhe luajti volejboll

0
158

Diçka madhështore vjen nga “Rio 2016”. Volejbollistja e Porto Rikos, Diana Reyes, zbuloi se mori vesh për shtatzëninë e saj dy ditë para se të nisej drejt Brazilit, për Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio. Ylli i kombëtares së volejbollit të këtij vendi e ka kuptuar këtë gjë vetëm pasi u dërgua në spital, pasi u përfshi në një aksident me makinë. Diana Reyes, 23 vjeçe, pjesë e kombëtares olimpike të Porto Rikos në volejboll, pas kontrollit mjekësor, ka marrë lajmin sa të lumtur, aq edhe tronditës, se ishte shtatzënë.

Reyes nuk ishte i përfshirë në dy ndeshjet e para, që Porto Riko ka luajtur në Brazil, por është aktivizuar në të tretën dhe të fundit, ku kombëtarja e saj e mbylli me tri humbje. Kujtojmë se një numër sportistesh janë tërhequr nga Lojërat Olimpike mes shqetësimeve të virusit “Zika”, një sëmundje e cila paraqet kërcënim të veçantë për gratë shtatzëna, sepse mund të shkaktojë te fëmijët e tyre, që presin të lindin, anomali të trurit.Të lumtur, se do të bëhej nënë, tronditës, për faktin se gjendej dy ditë para fluturimit drejt Olimpiadës së Brazilit. Megjithatë, sportistja u lejua nga mjekët për të konkurruar në “Rio 2016”. Reyes ka thënë: “E mësova shtatzëninë time dy ditë para se të udhëtoja drejt Brazilit. Fatmirësisht, mund të luaj, nuk kam asnjë kufizim nga mjekët. Trajneri më uroi, ai e di se mund të luaj. Tani jam duke pritur shansin tim “. Volejbollistja ua ka treguar këtë “sekret” bashkëlojtareve vetëm pasi kanë mbërritur në Rio.

Reyes nuk ishte i përfshirë në dy ndeshjet e para, që Porto Riko ka luajtur në Brazil, por është aktivizuar në të tretën dhe të fundit, ku kombëtarja e saj e mbylli me tri humbje. Kujtojmë se një numër sportistesh janë tërhequr nga Lojërat Olimpike mes shqetësimeve të virusit “Zika”, një sëmundje e cila paraqet kërcënim të veçantë për gratë shtatzëna, sepse mund të shkaktojë te fëmijët e tyre, që presin të lindin, anomali të trurit.volejbo-300x148 volejjjaaa3-259x300 volejjjaaa-389x450 volejjjj-246x300
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here