Gjykata vendos për konfiskimin e pasurisë së Gylenit në Turqi

0
216

Gjykata Penale në qytetin Adana të Turqisë në kuadër të hetimeve kundër kultit të dhunshëm, siç e quan politika zyrtare turke, terrorist FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pronës së liderit të tij Fethullah Gylen, raporton Anadolu Agency. Fethullah Gylen është i akuzuari kryesor në rastin e nisur nga prokuroria në Adana dhe ngarkohet për “tentim për shkelje të rendit kushtetues” në Turqi. Për Gylen, Omer Ekincin, Kemal Elibalin dhe për Gjemal Soncu është konstatuar se gjenden jashtë shtetit dhe nga këto arsye është lëshuar një urdhërarrest. Meqë të akuzuarit kanë statusin e të arratisurve gjykata Penale në Adana iu është referuar nenit 278 të kodit Penal të Turqisë dhe ka marrë vendim për konfiskimin e tërë pronës së personave të lartpërmendur. “Me këtë vendim të akuzuarve u merret e tërë pasuria e patundshme në Turqi, si dhe mjetet e transportit, letrat me vlerë, aksionet në kompani të caktuara, ndërsa u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Gylen akuzohet për tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik të këtij viti gjatë së cilës kanë humbur jetën mbi 230 persona dhe mbi 2000 të tjerë mbetën të plagosur. Republika e Turqisë më herët kishte lëshuar një fletarrest për Gylenin, ka anuluar pasaportën e tij dhe i ka dërguar një kërkesë SHBA-ve për ekstradimin e tij në Turqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here