Tjetër skandal në Rio: “Sidni Hoxha u përjashtua për faj të KOKSH-it”

0
168

Të tjera akuza bëhen ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga sportistë që janë pjesë e Olimpiadës “Rio 2016”.

skeda-sidni-768x576Trajneri i notarit kuqezi Sidni Hoxha, hedh akuza për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë nga ana e drejtuesve të KOKSH-it.

Në bazë të rezultateve të regjistruara më parë, Sindi Hoxha do të konkurronte në dy garat 100 m stil i lirë dhe 50 m stil, por notari nuk u përfshi në garat e 100 metrave që ishte parashikuar më datën 9 gusht dhe sipas trajnerit Shpëtim Hoxha, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik nuk e regjistruan emrin e sportisit pasi nuk morën pjesë në mbledhjen teknike.

Shpetim Hoxha

Shpetim Hoxha

““Sidni nuk ka marrë pjesë jo për fajin e tij pasi në mbledhjen e fundit që është komisioni Teknik që është mbledhja deçizive ku vendosen edhe garat e tjera, Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe për këtë arsye në mënyrë automatike Sidni është përjashtuar nga gara 100 metra.

Mos pjesëmarrja e tyre në një komision teknik tregon papërgjegjshmëri por dhe pa përvojë. Përbën atë që quhet neglizhencë absolute.

sidni hoxhaSigurisht që Federata e Notit mban përgjegjësi për dërgimin e një trajneri të papërgjegjshëm i cili nuk kujdeset aspak për çështjet e rezultateve dhe që gjithçka të shkojë mbarë”,-ka thënë ai për “Ora Neës”.

Por trajneri nuk ndalet me kaq dhe hedh akuza për një tjetër skandal. Ndaj notarit thotë ai është bërë një gabim i pafalshëm me regjistrimin e kohës olimpike në 50 m stil i lirë, nga 22.93, ai është regjistruar në kohën 29.93, duke bërë që Sidni ta nisë garën në baterinë më të ulët.

Në faqen zyrtare të “Rio2016”, Sidni Hoxha nuk gjendet në listën e notarëve për garën e 100 metrave, por ai do të garojë më datën 12 gusht në 50 m stil i lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here