Seksi rrit zgjuarsinë dhe forcon kujtesën

0
199

Marrëdhëniet seksuale janë mënyra më e mirë për të rritur inteligjencën tonë, të paktën nëse studimi i Universitetit të Merilendit në SHBA do të konfirmohet plotësisht.

Ky përfundim i bashkohet faktorëve të tjerë pozitivë të njohur, midis të cilëve edhe ai i djegies së kalorive dhe përmirësimit të gjendjes së humorit.

Studiuesit e këtij universiteti realizuan testimin e tyre në disa kavie laboratori, të cilat i detyruan të kryenin marrëdhënien të vazhdueshme seksuale midis tyre.

Si rezultat, u vëzhgua një rritje e ndjeshme e aktivitetit të krijimit të neuroneve në hipokampus, një pjesë e trurit e lidhur direkt me kujtesën.

Krijimi i këtyre neuroneve jo vetëm ndikon në forcimin e kujtesës, por edhe në përshpejtimin e përpunimit të informacionit nga truri, çka lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me zgjuarsinë.

Ndonëse për t’u konfirmuar si testim, ai duhet të zhvillohet edhe tek njeriu, ekspertët besojnë që rezultatet e arritura tek kaviet ka shumë gjasa të jenë të njëjtat edhe tek ne

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here