Parashikimi i motit/ Edhe për ditët në vijim do të jetë i paqëndruesh

0
155

Ashtu si në ditët pararendëse, edhe këtë të hënë moti do të vazhdojë të mos jetë i qëndrueshëm sidomos për ata që kanë planifikuar të kalojnë pushimet në bregdet. Sipas MeteoAlb, dita e sotme parashikohet që të shoqërohet nga shirat që do të jenë prezent përgjatë gjithë dites së sotme duke bërë që në shumë zona të jenë në formë rrebeshi. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendore.

Gjatë mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat juglindore të vendit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave më të dobët. Parashikohet që shirat të jenë prezent dhe nesër por në sasi më të pakta dhe më të theksuara në veri dhe qendër. Jugu do të ketë kthjellime të herë pas hershme. Parashikohet që nga dita e mërkurë dhe deri në datën 15 zonat e ulëta dhe bregdetare të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa zonat malore mbeten të rrezikuara gjatë gjithë këtyre ditëve nga shirat afat-shkurtër.

Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 13 deri 16 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 18 deri në 22 gradë.

Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 17 deri 21 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 29 deri 31 gradë.

Era, do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45 km/orë, nga drejtimi veriperendimor. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë 5 ballë. Mesi i javës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here