Tiranë/ Arrestohen 3 persona, fshehën të ardhurat lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

0
138

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.    Në kuadër të operacionit “Kontabilisti” u arrestua Hazbije Leka, 56 vjeçe, me profesion kontabiliste, Ramazan Leka, 57 vjeç, me profesion ekonomist si dhe Xhevat Benxhaj, 55 vjeç, me detyrë administrator i shoqërisë “Risa 2013”.   Burime nga policia pohuan se ka dyshimet se këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin nëpërmjet një skeme mashtruese kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.   Vijon puna për zbulimin edhe të subjekteve të tjera që kanë bashkëpunuar me studion e kontabilitetit te Hazbije Leka pasi ka dyshime se kanë kryer fshehje të ardhurash nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi.   Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: – Dokumenta – 40 vula – 10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme – Blloqe tatimore – 4 njesi kompjuterike – 1 Server  Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here