Rritje e frikshme e papunësisë tek më të arsimuarit

0
145

Rinia-dhe-papunesia download (1)

 

Shifrat tregojnë një rritje të shpejtë të shkallës së papunësisë mes të diplomuarve, që, sipas Institutit të Statistikave, arriti në mbi 19% për vitin 2015. Tregu i punës nuk po e asimilon numrin e lartë të studentëve që diplomohen në universitetet shqiptare. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në fund të vitit 2014, numri i studentëve në shkollat e larta arriti në afro 174 mijë, nievli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Në 10 vjet, numri i studentëve në universitete është rritur me 228%.Kjo rritje erdhi falë politikës së masivizimit të arsimit të lartë, qoftë përmes zgjerimit të pranimeve në shkollat publike, qoftë nëpërmjet licencimit pa kriter të shkollave të larta private. Por, si rezultat i parë i këtij masivizimi duket të jetë vetëm rritja e papunësisë mes të rinjve. Arsyet mund të jenë të ndryshme. Ndoshta, në vitet e fundit universitetet kanë prodhuar të diplomuar më shumë nga sa ka nevojë tregu i punës. Një aspekt tjetër i masivizimit që nuk favorizon punësimin mund të jetë cilësia e dobët e të diplomuarve. Gjithashtu, një faktor tjetër, është me siguri edhe përqendrimi i të diplomuarve në drejtim të shkencave ekonomike dhe atyre shoqërore, ndërkohë që tregu ka një kërkesë në rritje për profesione që lidhen me teknologjinë.

Nga ana tjetër, shumica e burimeve bien dakord se tregu i punës ka më shumë nevojë për zanatçinj dhe teknikë të formave të ndryshme, duke krijuar një boshllëk të shkaktuar kryesisht nga humbja e interesit për arsimin dhe formimin profesional. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2014 u diplomuan në shkolla profesionale pak më shumë se tre mijë nxënës. Ky numër është i përafërt me mesataren e 20 viteve të fundit, ku çdo vit në shkollat e mesme profesionale janë diplomuar mes tre mijë dhe katër mijë nxënës. Për të kuptuar rënien e arsimit profesional në Shqipëri mjafton të themi se, në fillim të viteve ’90, shkollat e mesme profesionale diplomonin afro 20 mijë nxënës në vit.

 

Paga diskriminuese

 

Por edhe kur arrin të gjesh një punë me një pagë të mirë, në Shqipëri taksohesh dyfishi në krahasim me të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa Banka Botërore ka vënë në dukje se bizneset në Shqipëri kanë normat e taksave më të larta në rajon, së bashku me ato të Serbisë, një matricë e Këshillit të Investimeve “zbulon” se Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel. Edhe Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet. Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%. Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt i përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro. Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here