Ramush Haradinaj: Transformimi i FSK në Ushtri po ndodh me mbështetjen e aleatëve…

0
96

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës, se transformimi i FSK në Ushtri po ndodh edhe me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi Shkodrën dhe kryetaren e bashkisë për vlerësimin që i bënë në kohën kur ishte i ndaluar në Strasburg.

Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë  po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. E falenderoj kryetaren Voltana Ademi, gjithë kolegët për pritjen. Më lejoni që të falenderoj Shkodrën në tërësi për nderin që më kanë bërë në kohën që isha në mbajtje padrejtësisht në Strasburg para pak kohe”- tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Daçiç se nuk do të ketë ushtri përsa kohë është rezoluta 1244, Haradinaj nuk u përgjigj.

Vizitën e Haradinajt e përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

“Ju falenderoj që keni zgjedhur qytetin tonë, për të kaluar disa orë. Për ne shkodranët kjo ka kuptim të madh. Do të kemi mundësinë të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të vitit të Skënderbeut. Kjo vizitë do të ketë një rëndësi historike për qytetin tonë.“- u shpreh Ademi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here