Ja si të nxisni erotizmin në dush

0
160

Dushi freskon dhe ka një efekt gjenerues, por kur transformohet në një takim dashurie, kënaqësia është e dyfishtë, sepse ndihmon në krijimin e intimitetit. Ja disa ide për t’u ndjerë më seksi nën dush.

Përgatit atmosferën

Uli dritat dhe krijo një ambient relaksues  që do të ndihmojë të largosh mendimet e ditës dhe të favorizosh emocionet erotike.

Largo vapën

Vaji esencial i mentes apo eukaliptit janë të këshillueshëm për ata që vuajnë nga djersitja, por njëkohësisht ndikojnë edhe ne humorin e mirë.

Vajrat aromatikë

Përgatit një vaj aromatizues për një masazh të nxehtë. Mjaftojnë disa pika vaji esencial, përzjerë me vajra vegjetal: i mrekullueshëm është vaji i kokosit, avokados ose orizit.

Ndriçimi

Dritat përbëjnë një element të rëndësishëm për një mbrëmje romantike. Ndizni qirinj dhe aromatizues, perfekt edhe kundër mushkonjave. Si alternativë, ndriçoni dhomën ngjitur dhe lëreni derën gjysmë të hapur.

Në hotel

Flini larg shtëpisë për të ndezur fantazinë dhe për t’ju larguar rutinës. Sapo hytë në hotel? Futuni në dush, është një mënyrë e mirë për t’u freskuar dhe për të rekuperuar orë të tëra pasioni.

Sapunët

Të laheni së bashku është seksi dhe ndikon në intimitetin e çiftit. Zgjidhni një sapun me aromë të veçantë dhe sensuale.

Lojërat erotike

Lojërat erotike të ujit stimulojnë dëshirën dhe e fusin çiftin në një atmosferë të veçantë. është rasti për t’i bërë një dhuratë speciale partnerit.

Masazhi i nxehtë

Përdor një sfungjer të burë për të masazhuar trupin e partnerit nga kavilja tek koka. Mos u ngusni dhe deidkojuni çdo pike të trupit.

Muzika

Cfarë mendon për një kolonë zanore të dedikuar? Përgatit një listë të këngëve të preferuara. Do të surprizohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here