Varësia nga seksi, sëmundje?

0
324

Fenomeni modern varësi nga seksi paraqitet tek meshkujt edhe tek femrat, tek të rinjtë dhe të moshuarit, dhe shkatërron jetët e tyre, pohojnë terapeutët. Sipas tyre, çon drejt varësisë nga seksi, deri në atë masë sa njeriu të jetë i nënshtruar?

 

Këtë problematikë ka mare ta shqyrtojë psikoterapeutja Pola Hall, e cila kohët e fundit ka botuar një udhëzues për varësinë nga seksi, fenomen të cilën ajo e shpjegon si, sjellje seksuale jashtë kontrollit, që krijon problem tek jeta e dikujt.

 

Nuk ka të dhëna konkrete, por Hall thotë që praktika ka treguar se ka shumë raste të varësisë nga seksi ashtu si në përkufizimin e mësipërm. Nuk ka po ashtu as fajtor konkret për këtë çështje edhe pse pornografia luan një rol të madh në këtë temë.

 

“Pornografia është një lloj droge që të largon nga realiteti. Ashtu si kanabisi shumë njerëz do ta kenë përdorur por disa do të bëhen të varur dhe disa jo. Ndryshe nga droga ose alkooli, njerëzit nuk e kuptojnë se kjo mund të shkaktojë varësi”, ka shpjeguar Hall.

 

Ajo ka shqyrtuar qindra persona të cilët janë të varur nga seksi, nga të cilat 25% kanë qenë femra.

 

Varësi nga seksi – fenomen modern

 

Ekspertia beson se problem më i madh për ta është se shoqëria e varur nga seksi e sheh atë më shumë si mungesë e moralit sesa si një problem psikologjik. Një numër i madh i tyre janë përpjekur të shërohen vetë.

 

“Pasojat mundë të jenë të tmerrshme. Kur i kam pyetur se cila ishte gjëja më e keqe që ka dale nga varësia e tyre, ata u përgjigjen – humbja e familjes, humbja e shtëpisë, falimentim, depresion, sjellje vetëvrasëse, paaftësia për të mbajtur një marrëdhënie normale etj.”, tregoi Hall.

 

Psikoterapeutët terapinë e fokusojnë më shumë duke iu larguar pornografisë, shmangien e njerëzve dhe vendeve që ngjallin interes për seks. Pola Hall ka identifikuar edhe disa faktorë që kanë bërë që njerëzit t’i nënshtrohen varësisë nga seksi si:

 

-Seksualizëm i hershëm

 

-izolimi adoleshent(ndjenja e izolimit për shkak të traumave të përjetuara rreth 9 dhe 13 vjeç)

 

-prind tepër të rreptë (personat që si fëmijë kanë pasur kontrollin e tepruar të prindërve, janë më të pa aftë për tu përballur me pasojat)

 

-turpi gjatë fëmijërisë(qëndrimi se seksi është diçka e turpshme, i bën ata të mendojnë për seksin si diçka sekrete, misterioze, e kanë të vështirë ta konsiderojnë si diçka normale)

 

-sekrete familjare(problemet që fshihen brenda familjes, çon deri te ajo, se të jetosh dy jetë të veçanta njëkohësisht është normale dhe tërheqëse)

 

-mungesa e kontrollit të emocioneve(njeriu ndikohet nga faktorët e jashtëm për kontroll të emocioneve, sepse nuk mundet vetë të përballet me to).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here