“Sëmundja e zjarrit”, virusi torturues që prek moshat e treta gjatë verës

0
195

 

 

Gjatë stinës së verës, mjekët dermatologë apelojnë qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj patologjive të ndyshme që stimulohen nga ndojta e ambientit dhe temperaturat e larta. Sëmundja e zjarrit sic njihet në gjuhë të thjeshtë, është një ndër patologjitë më tortoruese të pacientëve pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të pucrrave në sipërfaqe të lëkurës. Pacientët e kanë të vështirë ta identifikojnë këtë sëmundje, ndaj bluzat e bardha rekomandojnë që në rast se ka simptoma të tilla të paraqiten tek mjekët dermatologë ose infeksionistë.

Në terma të thjeshtë njihet si sëmundja e zjarrit të natës, por në terminologjinë mjekësore “herpes zoster” është nga virueset më torturuese të pacientëve. Ky virus shkakrohet nga varicella, është e ngjashme me shkaktimin e lisë së fëmijëve dhe intensitetin më të madh të përhapjes e ka natën. Ata që preken nga ky virus sidomos gjatë stinës së verës e kanë të pamundur të identifikojnë si sëmundje, pasi shpesh edhe bluzat e bardha u duhet kohë për të saktësuar patologjinë. Mjekët infeksionistë punojnë bashkë me ata dermatolog për diganostikimin dhe trajtimin  e sëmundejes që shfaqet me dhimbje të forta ne trup , temperaturë të brendshme dhe pas disa ditëve shpërthejnë pucrra në lëkurë.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here