Lojrat Olimpike të Rios, ja datat kur garojnë Kuqezinjtë

0
184

Në “Rio 2016” do të marrin pjesë edhe 6 sportistë kuqezinj, që tashmë kanë mbërritur në Brazil, aty ku sot në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Flamurin kuqezi në ceremoni do ta mbajë atletja Luiza Gega, e cila nuk do të ketë shumë kohë për t’u shplodhur, pasi është nisur dje dhe pas një udhëtimi të gjatë do t’i duhet të jetë në pistë. Natyrisht jo për të garuar por të mbajtur lart ngjyrat kuqezi. Ajo është e fundit nga delegacioni që ka mbërritur në Rio edhe për faktin se garon e fundit, më 13 gusht, bashkë me atletin tjetër Izmir Smajlaj.

E para që do të garojë për ngjyrat kuqezi është shtangistja Evangjelia Veli, në peshën 53kg, e cila është edhe sportistja e fundit shqiptare që u kualifikua. Veli do të garojë mbrëmjen e së dielës, ndërsa pas tri ditësh (10 gusht) do të garojë një tjetër shtangist, Briken Calja, në peshën 69kg. Po më 10 gusht do të garojë edhe notarja Nikol Merizaj, ndërsa një ditë më pas do të garojë në pishinë edhe notari tjetër, Sidni Hoxha. Ndërkohë, sipas KOKSH­it, sportistët që kanë mbërritur prej disa ditësh kanë vijuar normalisht stërvitjen, për të qenë gati për garat eliminatore.

7 gusht, Evangjelia Veli – Peshëngritje (pesha 53kg) 10 gusht, Briken Calja – Peshëngritje (pesha 69kg) 10 gusht, Nikol Merizaj – Not (100m stil i lirë) 11 gusht, Sidni Hoxha – Not (50m stil i lirë) 13 gusht, Luiza Gega – Atletikë (3000 metra me pengesa) 13 gusht, Izmir Smajlaj – Atletikë (kërcim së gjati)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here