Facebook fshin lajmet titujt e pavërtetë

0
177

Faqet në Facebook dhe ueb-faqet të cilat shpesh e stërzmadhojnë ose e shtrembërojnë informacionin në titujt e linçeve të tyre, do të zhduken nga Faqja e të Rejave falë një algoritmi të ri që është lëshuar sot.

Facebook ka larguar mijëra tituj në mënyrë manuale për të trajnuar algoritmin e ri sot.

Postimet me tituj si: “Kur ajo shikoi nën shtratin e saj dhe pa këtë, u shokua”; “Vendosi një hudhër në këpucët e tij dhe çfarë ndodhi më pas nuk do ta besoni” do të detektohen nga Facebook dhe do të largohen nga Faqja e të Rejave (News Feed).

Algoritmi i ri në mënyrë automatike i gjen frazat që shpesh përdoren në tituj për të nxjerrë klikime, por që nuk janë në përputhje me postimin.

Kjo pasi këta tituj do të fillojnë të cilësohen nga Facebook njëjtë si viruset dhe mesazhet e rrejshme (spam). Ky algoritëm i ri është bërë për të detektuar shkrimet në gjuhën angleze fillimisht, nuk dihet nëse do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here