Fitoi Bashkinë e Mirditës, flet kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Fitore e rëndësishme për opozitën !

0
171

Albert Mëlyshi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” fitoi Bashkinë e Mirditës.

Në një intervistë për SYRI Tv, Mëlyshi deklaroi se kjo ishte një fitore e rëndësishme për opozitën, pasi prej vitesh Mirdita është qeverisur keq dhe ishte emergjente nevoja për të ndryshuar pushtetin lokal.

Mëlyshi tha se bashkë me mirditorët do ta çojnë bashkinë në drejtimin e duhur.

“Sigurisht që ndihem mirë, por ndiej që kemi marrë përgjegjësi të mëdha mbi supe për të drejtuar Mirditën. Jam i bindur që bashkë me mirditorët dhe të gjtihë ata që e duan Mirditën, jam i bindur që do t’ia arrijmë dhe do t’ia dalim që ta drejtojmë në rrugën e duhur, në rrugën që kanë nevojë mirditorët për t’u kthyer atyre pushtetin lokal.

Kjo është një fitore e rëndësishme për opozitën, pasi prej vitesh Mirdita është qeverisur keq dhe dukej nevoja emergjente për ta ndryshuar qeverisjen lokale. Kjo që ndodhi ishte fitorja e opozitës.

Do të fillojmë punën me çdo nevojë që ka Mirdita në pushtetin lokal, në institucionet e bashkisë dhe patjetër punonjësit e bashkisë, që do të jenë në shërbim të çdo mirditori dhe halleve të tyre”, tha Mëlyshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here