Babai harron binjaket 15 muajshe në makinë, vdesin nga i nxehti

0
143

 

Ishte ora 19:00 e mbrëmjes kur gjeorgjiani Asa North u kujtua se kishte lënë në makinë dy vajzat e tij binjake, vetëm 15 muajshe, por për vogëlushet ishte shumë vonë. Tentativat për ti shpëtuar vogëlushet ishin të kota, pasi Ariel e Alaynah North ishin lënë për orë të tëra në makinë dhe kishin humbur jetën nga i nxehti. Ngjarja ka ndodhur në Carrollton në Gjeorgji. Babai i vajzave nuk arrin të kujtojë se për sa kohë i kishte lënë ato të mbyllura në makinë. Autoritetet kanë vënë në pranga babain, i cili sipas policisë kishte qëndruar në një lokal duke pirë alkool, ndërsa vajzat i kishte mbyllur në makinë në mes të vapës. Asa North do të përballet me drejtësinë për vrasje nga pakujdesia, ndërsa procesi ndaj tij është caktuar për në 2 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here