Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj dy të rinjve shqiptarë në Serbi vetëm se po flisnin shqip. Në një shënim në Fb, Berisha ka publikuar foton e të riut të dhunuar rëndë dhe shprehet:
“Një akt dhune raciste e dënueshme! Rrihen shtazërisht në Novi Sad dy të rinj shqiptar për fajin se po flisnin shqip! Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ) ,informon se një grup prej 4-5 serbësh kanë sulmuar dje dhe goditur kafshërisht dy të rinj shqiptarë, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu në foto) bukpjekës me punë në atë qytet, i cili po lufton me vdekjen në spital dhe shokun e tij në gjendje jo të rëndë.
Duke uruar shërim të plotë, viktimave të këtij akti racist, kriminal çnjerëzor dhe primitiv, ju bëj thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjëherë para ligjit autorët dhe nxitësit e këtij krimi të shëmtuar. ”