Ja arsyeja pse kjo vajzë shpenzoi 60 mijë euro për kirurgji plastike në fytyrë (Foto)

0
140

vajza1 v2

 

Kirurgjia plastike është shndërruar në një fiksim të vërtetë për 30-vjeçaren britanike Star, e cila iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndryshuar pamjen dhe identitetin e saj. Edhe emrin e lindjes, Stacey, ajo e ka ndryshuar në Star.

Qëllimi i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të kësaj vajze është të mos i ngjajë të ëmës, e cila e ka braktisur dhe e ka përzënë nga shtëpia, kur Star ishte ende adoleshente. Deri më tani ka shpenzuar 60 mijë euro dhe gjithçka ka nisur në moshën 15-vjeçare me një operacion në hundë, i cili nuk doli siç e kishte planifikuar ajo.

“Kur bëj joga nuk marr më frymë mirë si më parë. Vrimat e mia të hundës kanë qenë më të mëdha, por jam mësuar të jetoj edhe me këtë vështirësi”, – ka thënë vajza.

Star tani jeton tërësisht e vetme në këtë botë, pasi e ëma e ndoqi nga shtëpia në moshën 17-vjeçare dhe që prej asaj kohe ka vendosur që të mos krijojë kontakte me asnjë familjar e të jetë një person tërësisht ndryshe. Ka dashur që fytyra e saj të mos i kujtojë më të ëmën, të cilën e urren aq shumë, e me sa duket, po ia del mbanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here