Porosit fustan online 75 mijë lekë, por ajo që zbulon është e rëndë

0
200

Së fundmi janë shtuar shumë faqet që bëjnë shitje online. Megjithatë fatkeqësisht janë shtuar edhe mashtrimet që u bëhen vajzave, të cilat paguajnë sapo marrin mallin e për pasojë mund të blejnë diçka që s’ka lidhje me atë që kanë porositur.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një vajze nga Durrësi, e cila ka paguar 7.500 lekë të reja për një fustan, por është habitur kur e ka parë atë, pasi nuk kishte asnjë lidhje me atë ç’ka vajza kishte porositur.

Vajza nuk ka pranuar të heshtë, por është ankuar për mashtrimin e bërë. Kështu, ajo ka biseduar me vajzën që merr porositë duke i thënë se nuk është e kënaqur me blerjen dhe se do e denoncojë. Pas shumë debatesh, vajza që pretendon se punon në një firmë italiane, ka thënë se do bisedojë me shefin dhe mund t’i kthejnë mbrapsht lekët meqë nuk është e kënaqur me blerjen.

Sigurisht kjo nuk ka ndodhur, pasi mashtruesja i ka bërë block asaj në whatsapp, nuk i hapte telefonin dhe për më tepër ka ndërruar edhe emrin e faqes në Instagram.

Pra kemi të bëjmë me një mashtrim të rëndë, pasi vajza pretendon se kjo faqe ka një rrobaqepëse, e cila i përgatit porositë dhe rrjep blerësit me mallra të tillë aspak cilësorë. Fotot e mëposhtme dëshmojnë mashtrimin që iu bëhet fare haptasi qytetarëve që bëjnë blerje online, prandaj vajza ju këshillojmë të bëni kujdes që të mos bini pre e mashtrimeve të tilla.

Më poshtë biseda ku vajza ka porositur fustanin në fjalë, porosia që ajo ka marrë dhe debati me vajzën që e mashtroi.JOQ

8-59 9-48 1-280 1-280 (1) 2-246 2-246 (1) 3-210 4-167 5-123 6-106 7-77

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here