Higuain nuk e la Napolin për para, por për….

0
147

Vëllai dhe agjenti i Gonzalo Higuainit ka thënë se transferimi i sulmuesit te Juventusi nuk u krye për arsye ekonomike dhe as për të tradhtuar Napolin, duke pretenduar se paga e ofruar nga ish-klubi i tij ka qenë më e lartë se ajo e kampionëve të Italisë. Higuain iu bashkua Juventusit për një aventurë 5-vjeçare pas ofrimit të bardhezinjve për të paguar klauzolën e largimit prej 90 milionë eurosh.

Ish-lojtari i Real Madridit zbuloi se marrëdhënia e vështirë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte arsyeja pse ai vendosi të linte skuadrën napoletane. Kjo nxiti De Laurentiisin të shpërthejë në akuza në një deklaratë në sajtin zyrtar të klubit, duke thënë se sulmuesi dhe vëllai i tij Nicolas janë tallur me tifozët e Napolit, sepse para pak kohësh ai ka biseduar me të dy miqësisht për rinovimin e kontratës. Ndryshe pretendon shtëpia e Higuainëve

“Dëgjova se De Laurentiis ka folur për mbledhjen tonë për rinovimin e kontratës së Gonzalos. E vetmja gjë që mund të them është se ne kurrë nuk arritëm një marrëveshje, sepse nuk ishte çështja te paratë, por te projekti, dhe ia thashë këtë shumë herë. De Laurentiis ka propozuar një kontratë me shifra më të larta se ato të Juventusit, por problemi nuk ishin paratë”, – është shprehur Nicolas.

Agjenti gjithashtu saktësoi se lëvizja e vëllait të tij te Juventusi nuk ishte si pasojë e dëshirës së tij për të tradhtuar Napolin, por bardhezinjtë ishin opsioni i tij i vetëm, ngaqë asnjë klub tjetër nuk ishte gati të paguante klauzolën e largimit. “E vetmja skuadër që bëri një hap përpara është Juventusi. Nuk kishte klube të tjera të gatshme për të paguar 90 milionë euro”, – vazhdoi ai. “Vetëm bardhezinjtë ishin gati dhe asnjë përfaqësues i ndonjë klubi të madh evropian nuk më ka kontaktuar në muajt e fundit. Pjesa tjetër është gënjeshtër”, – përfundoi Nicolas. telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here