Dëshmia: Polici mbylli dyert me çelës dhe i la brenda mes zjarrit të burgosurit, disa u hodhën nga kati i 3-të

0
126

Një i afër i një prej të burgosurve që ndodhet në burgun e Shënkollit, duke mos dashur të identifikohet, deklaroi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se një person kanë humbur jetën, ndërsa 3-4 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër ai akuzoi se punonjësi i sigurisë ishte larguar me vrap në kohën kur ra zjarri dhe kishte mbyllur të gjitha dyert me kyç, duke lënë brenda të burgosurit, të cilët po asfiksoheshin.

“I afërmi im është në gjendje të mirë. Bombolat aty janë për kafe. Polici ka mbyllur dyert dhe është larguar nga ambienti i burgut. Dhe të burgosurit janë lënë mes zjarrit të asfiksuar, ndërsa disa prej ulërinin nga dritarja, disa u hodhën nga kati i trete. ishin te tmerruar. Ka qenë një shkëndije elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin. Nuk ka pasur shpërthim me bombol. Një person ka humbur jetën, dhe 3-4 persona janë të gjendje të rëndë.”, tha dëshmitari, duke shtuar se të gjithë shkuan me vonesë në vendngjarje.

Nga ana tjetër ai theksoi se nuk ka qenë bombola e gazit shkak i zjarrit, por një shkëndijë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here