Atentati në Vlorë/ Reagon Shehaj: Goditje e madhe për turizmin, rrezikoi jetën e qytetarëve të pafajshëm…Iku dhe turizmi elitar!!!!

0
99

Ish-deputeti i Vlorës Agron Shehaj ka reaguar me një status në “Facebook” pas atentatit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Ai thotë se atentati jo vetëm që rrezikoi qytetarët e pafajshëm por i dha një goditje edhe turizmit, ndërsa kujton fjalët e kryeministrit Edi Rama që kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit. Sipas Shehajt policia e shtetit është kthyer në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama.

POSTIMI I SHEHAJT

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.

Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik.

Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here