Çudit Kumbaro. Urat i mori lumi, ashtu si Teatri, riparimi ishte i pamundur. I bie qe gjithe ndertesat madheshtore ne Europe te bien ….

0
131

 

Tashme jemi mesuar me pergjigjet e Kumbaros, Veliajt dhe pjeses tjeter te qeverise Rama.

Teatri nuk riparohet me, se na doli kancerogjen dhe kishte nevoje te behej i ri shoqeruar nga kulla. Kumbaro e perkrahu , por jo vetem kaq cdo monument kulture ose e jep koncesion, ose thote nuk ben me , le te shembet.

Po cfare eshte hata se ky as justifikim nuk meriton te quhet…. Po europa plake me ndertesat shekullore si qendron ne kembe, e parrethuar nga kulla, e rikonstruktuar dhe aspak kancerogjene. E  shkaterrua Shqiperine dhe nuk ju ka mbetur justifikim pa perdorur, kaq budallenj na pandehni valle?????

Debati

Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Edukimit u shoqërua me debate të forta mes saj dhe kryetares së këtij Komisioni, Albana Vokshi.

Kumbaro raportoi për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvendosjen e artistëve nga Teatri Kombëtar.

“A e ndieni veten përgjegjëse që po shkatërrohen monumentet e kulturës? Nga prezantimi doli që është faji i natyrës”, iu drejtua Vokshi ministres Kumbaro.

“Në lidhje me objektet që në 3-4 shkurt pësuan dëme, ura e Hoshtevës në Zagori, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës kishte evidentuar problematika në këtë urë. Është bërë një evidentim i detajuar i situatës. Prurjet e ujit në këtë periudhë të vitit janë të shumta dhe terreni është i paaksesueshëm në këtë zonë dhe ishte e pamundur që ndërhyrjet të bëheshin në këtë periudhë të vitit. Ekspertët konstatuan se ndërhyrjet duhet të bëheshin në një moment tjetër”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

Si zgjidhje, ministrja e Kulturës thotë se janë dy mundësi për riparimin e urës 200-vjeçare të Ali Pashës.

“Që të bëhet restaurimi me rrënojat që janë në vend dhe konservohet ajo që mbetet, opsion tjetër, më i pazakontë është rindërtimi me atë që ka mbetur dhe materiale të tjera”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here