Katër shqiptarë janë arrestuar nw Britaninw e Madhe, pasi u kapën me drogë e armë. Disa armë dhe rreth 1 mijë bimë kanabis u gjetën nga policia në qytetin e OldBury.
Të rinjtë shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për kultivim kanabisi dhe aktualisht po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent pasi kanë hyrë ilegalisht në Britani.
Ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate.
Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike, mund të dallohen me qindra bimë kanabisi.