Vendimi/ Qeveria ndryshon kuadrin ligjor për blerjet online,

0
164

Qeveria shqiptare ka ndryshuar ligjin dispozitën e Kodit Doganor, duke ulur në mënyrë drastike tavanin e blerjeve online që përjashtohet nga taksat.

Nëse deri tani për blerjet online deri në 200 mijë lekë nuk paguhej detyrim doganor, tashmë ky kufi ulet në 3 mijë lekë. Përveç blerjeve, çdo individ që merr një dërgesë me vlerë mbi 6 mijë e 300 lekë nga një i afërm apo familjar do të paguajë tarifë doganore.

Vendimi NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit  nr.102/2014,

“Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

1. Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 116 Mallra me vlerë të papërfillshme 1. Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit. 2. Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:

1. a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;

2. b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here