Vrasja e 2 fishtë në Vlorë, arrestohet një i dyshuar i përfshirë në ngjarje

0
147

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dy personave tre ditë më parë.

I arrestuari është shtetasi Partizan Duraj, 42 vjeç banues në Frakull të Fierit. Sipas policisë Duraj akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes.

“Nga kontrolli i territorit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete plotësisht të djegura, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për realizimin e këtij akti krimimal 1- Mjeti foristradë tip “Jeep”, me targë AA210FS, i cili rezulton i vjedhur para 2 muajve në Fier. 2- Mjeti “Ford Focus”, i cili nga verifikimet e kryera dyshohet se është poseduar nga shtetasi Partizan Duraj. Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se mjeti i dytë i përdorur nga ky shtetas, dyshohet se i është shitur disa personave të paidentifikuar nga ky i fundit, duke fshehur kështu identitetin e autorëve”,sqaron policia.

Më 24 korrik në Vlorë u vranë shtetasit Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami ndërsa shtetasi Krenar Runaj mbeti i plagosur.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here